Rama e spostoi për Damian Gjiknurin, Taulant Balla “i zhgënjyer” e thumbon publikisht: Tërmet?

Kryeministri Edi Rama i dha Damian Gjiknurit ditën e sotme dy detyra shumë të rëndësishme si Sekretar i Përgjithshëm i PS si dhe drejtues politik i Elbasanit, të dy detyra të cilat i përkisnin gjatë mandatit të dytë Taulant Ballës.

Pavarësisht se u shpreh jo i mërzitur nga ky rotacion, Taulant Balla nuk harroi të hidhte thumba në drejtim të Damian Gjiknurit.

Teksa ftoi me lezet gazetarët që të jenë në Elbasan të dielën, ku kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjet kualifikuese për botërorin e ardhshëm, Balla iu kërkoi atyre që të qëndronin të qetë pasi në qytetin ku ai është zgjedhur deputet, nuk ka”tërmete”.

Por cfarë do të thotë Balla me “tërmete”?

Sigurisht nuk e ka fjalën për lëkundje tektonike por për skandalin e vjedhjes së votave në Dibër, ku nga përgjimet dëgjohej Gjiknuri që thoshtë “tërmet, tërmet”.

Në audio-përgjimin e publikuar nga BILD, dëgjohej ish-ministri Damian Gjiknuri duke folur me Imer Lalën, babai i deputetes Reme Lala për rezultatin e zgjedhjeve vendore të 11 shtatorit 2016.

Në këtë audiopërgjim dëgjohet Gjiknuri që thotë: Tërmet, tërmet. Obobo. I q**e nanën”.

Deklarata e Taulant Ballës pas qeverisë së re:

Unë nuk e mendoj që të jesh kreu i grupit të mazhorancës nuk është pozicion i rëndësishëm politik, dhe të drejtosh qarkun e dytë më të madh në vend, nuk është pozicion i rëndësishëm politik.

Meqënëse unë jam deputet i Elbasanit, ku gjej rastin që të falenderoj 90 mijë votuesit e Elbasanit, i falenderoj një për një, falenderoj dhe ata që nuk na votuan, por koha do të tregojë që vota është për të ardhmen e vendit.

Unë nuk e fsheh se PS është një parti shumë mirë e organizuar, ama e mira nuk ka fund. Unë ju thashë që kryetari i shumicës parlamentare është përgjegjësi e dytë pas kryeministrit, në administrimin e duhur të besimit që na kanë dhënë shqiptarët. Janë një grup deputetesh që duhet të ruajnë një rol më aktiv, unë nuk shoh në këtë vendim asnjë shmangie nga ajo që unë kam dëshirë të bëj.

Prej ditës së parë kur jam zgjedhur deputet, kam thënë që do të jem zëri i tyre që kanë votuar për mua, rezultatet kanë qenë në rritje të vazhdueshme.

Unë do të mërzitesha me zotin Rama, nëse qarku i Elbasanit nuk merr investimet që i takojnë. Elbasani duhet të jetë në mbështetjen e parë të qeverisë, ky është roli i deputetëve në çdo vend të botës.

Unë do të jem mes Elbasanit dhe Fierit. Të dielën ju pres në Elbasan, pasi luan kombëtarja, ju siguroj që në Elbasan nuk bie tërmet kështu që iu pres të gjithëve.

Deklarata e Damian Gjiknurit pas emërimit:

Unë e vlerësoj punën që ka bërë Taulanti, të dy kemi qenë deputet në Elbasan, pasi dhe unë aty e kam nisur kandidimin si deputet. Është një sfidë e madhe sidomos me vizionin që paraqiti kreu i Partisë.

Do të bëj punën e mirë të nisur derimë tani, pasi PS është konfirmuar si forcë fituese në Elbasan. Është një sfidë e mirëpritur, unë kam pasuir lidhjet e mija me Vlorën, dhe kam arritur rezultatin më të thellë, do vazhdoj të bëj më të mirën. Pozicioni i drejtimit të qarkut, është e mirëpritur. /albeu.com/