Armë zjarri dhe drogë, arrestohen dy shtetas në Kukës
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Drini 2".

Operacioni nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me FNSH Shkodër.

Policia ka vënë në pranga dy shtetas pasi janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, 2 doza kokainë, si dhe 18 fishekë.

Nga strukturat e D.V.P Kukës në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “DRINI 2”, me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-Hasan Spahiu, 24 vjeç, banues në Kukës, (person në kërkim nga DVP Lezhë.)

-Urim Uka, 23 vjeç, banues në fshatin Kalisë, Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në vendin e quajtur “Zona Industriale”, Kukës, në banesën e shtetasit N.D ( i cili vuan dënimin në Kosovë për veprën penale “Trafik Narkotikësh”) strehohen persona në kërkim, mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua, zhvillua dhe u finalizua me sukses operacioni “Drini 2”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartëpërmendur, njofton Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesë, këtyre shtetasve ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, një armë gjahu, 2 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe 18 fishekë pistolete dhe çifteje.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 278, 280 dhe 283/2 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 02/06/2018, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori