Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin policor i koduar "Zheja".
Goditet një tjetër rast i trafikimit të lëndëve
narkotike dhe armëmbajtjes pa
leje.
Sekuestrohen armë zjarri, lëndë
narkotike, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Në zbatim të një ndër prioriteteve, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e
narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin një sasi lëndë
narkotike gati për ta shitur, specialistët e Seksionit për Hetimin e
Narkotikëve në DVP Lezhë, në
bashkëpunim me Komisariatin Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të "Zheja".
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
J. (K). Rr., 49 vjeç dhe E. Rr., 20 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit J. (K.) Rr, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri tip automatik, një sasi municioni luftarak, 22 m fitil detonator zjarrpërcjellës dhe 15.5 kg lëndë
narkotike, e dyshuar cannabis sativa.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në
bashkëpunim me njëri-tjetrin po kërkonin treg për të shitur lëndën
narkotike.
Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “
Prodhimi dhe shitja e
narkotikëve”, kryer në
bashkëpunim, “Mbajtja pa
leje dhe
prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “
Prodhimi dhe mbajtja pa
leje e armëve të gjahut dhe sportive”, në ngarkim të J. Rr. dhe për veprën penale "
Prodhimi dhe shitja e
narkotikëve ”, kryer në
bashkëpunim, për shtetasin E. Rr.
Shtuar më 16/01/2020,
ora 09:20