Armë, municione dhe drogë, finalizohet me një person të arrestuar operacioni "Sopoti"
Nje person eshte vene ne pranga, pas finalizimit te operacionit policor te koduar "Sopoti". Policia e Girokastres ben me dije se ka sekuestruar armë, municione dhe lëndë narkotike.

"Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në lagjen "Përroi Selime", Lazarat, një shtetas dispononte armë zjarri, lëndë narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Sopoti", njofton policia.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Sopoti".

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Sekuestrohen armë, municione dhe lëndë narkotike.

Vihet në pranga autori.

Strukturat e DVP Gjirokastër në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në lagjen "Përroi Selime", Lazarat, një shtetas dispononte armë zjarri, lëndë narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Sopoti".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B., në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".
Shtuar më 20/08/2020, ora 09:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori