Armë e para, ky është i riu që vuri tritolin në Bathore (FOTO LAJM)

Ditën e sotme policia ka vënë në2 pranga një të ri si autori i shpërthimit në Bathore.

I riu pas arrestimit ka pranuar fajin duke deklaruar se është paguar për të vendosur tritolin në shtëpinë e të dëmtuarit.

I arrestuari është shtetasi 23-vjeçar Vilson Brahaj, i akuzuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e Xhelal Dacit, babait të Gazmir Dacit mbrëmjen e 27 korrikut.

"Mora 5 mijë euro për të vënë tritol. Pranoj autorësinë e vendosjes së lëndës eksplozive. Jam i pa punë nuk kam asnjë të ardhur.

Kisha nevojë për para prandaj e bëra. Nuk kam asgjë më Xhelal Dacin, e bërë vetëm se më duheshin paratë.

Të atin e Gazmir Dacit e njoh se jetojë në Kamzë", mësohet të ketë thënë ai më tej. /albeu.com/


Shtuar më 30/07/2018, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori