Armë e fishekë në makinë, kapet kavajasi i rrezikshëm
Policia ka vënë në pranga një shtetas në Kavajë pasi akuzohet për armbajtje pa leje.

Shtetasit në fjalë i është gjetur dhe sekuestruar në makinë një armë zjarri dhe disa fishekë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Hajrulla Gjekaj, 52 vjeç, banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë

Me datë 23.02.2018 në autostradën Rrogozhinë-Plepa, nga shërbimet e policisë është ndaluar për kontroll mjeti tip “Peaugeot” me drejtues shtetasin N. M., 53 vjeç, banues në Shkodër dhe pasagjer shtetasin Hajrulla Gjekaj.

Gjatë kontrollit fizik shtetasit Hajrulla Gjekaj iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

• një armë zjarri tip “Zastava”.

•12 copë fishek

• një silenciator.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 24/02/2018, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori