Armë dhe drogë, përfundojnë pas hekurave 21 shqiptarë
Pëlqej
Policia italiane dhe ajo shqiptare kane finalizuar me sukses një operacion të rëndësishëm në luftën kundër krimit.

Sipas informacioneve paraprake, janë shkatërruar 4 grupe kriminale ndërsa në pranga janë vënë 27 persona, 21 prej të cilëve shqiptarë ndërsa 6 italianë.

Operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi ndërsa në Shqipëri aksioni u përqëndrua në Vlorë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale krijimin e organizatave kriminale, trafikun ndërkombëtar të drogës”, armëve dhe municioneve nga Shqipëria drejt Italisë dhe më pas në vende të tjera.

Autoritetet nuk kanë bërë me dije emrat e të arrestuarve. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori