Armë dhe drogë në makinë, arrestohet i “forti” nga Fieri
Një i ri nga Fieri ka përfunduar në pranga pasi policia i ka gjetur në makinë një armë zjarri dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.

Sipas policise ne pranga u vu shtetasi M. G., 22 vjeç, banues në Fier.

Njoftimi i policise

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. G., 22 vjeç, banues në Fier.

Në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin M. G. Gjatë kontrollit fizik drejtuesit të mjetit, shtetasit M. G., i është gjetur një pistoletë tip “Zaztava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2019, ora 08:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori