Armatoset Shqipëria, shfaqen mjete luftarake (FOTO LAJM)

Pëlqej
Udhëtarët në rrugën Tiranë –Durrës janë habitur dje kur në autostradë kanë parë të qarkullojnë mjeteblinduara të ushtrisë.

Nuk pati ndonjë njoftim nga Ministria e Mbrojtjes, por mendohet se mjetet e reja të blinduara të jenë pjesë e një dhurimi nga SHBA prej 248 mjetesh me vlerë 12 mln dollarë e ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve.

Automjetet e blinduara për transport janë të markës HMMWV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h, kapacitet mbajtës 1+3+1 pushkatar, peshojnë 6 ton, si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km. Mjetet e blinduara janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatëhedhës.
Shtuar më 16/04/2018, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori