Armata greke me brohoritje nacionaliste para kreut shteteror
Albeu.com
"Maqedonia është greke" dhe "Në damarët e maqedonasve rrjedhë gjak grek, nuk do t`ia japim Shkupit këtë emër", skandonin komandot grekë në parakalimin e djeshëm ushtarak në kremtimin qendror të Festës kombëtare greke, 28 tetori, në Selanik.
Skandimet e këtilla në Klubin e komandove grekë shkaktuan situatë të palakmueshme për lozhën e mysafirëve zyrtare, shkruan "Etnos". Në mesin e mysafirëve kanë qenë edhe ministra të mbrojtjes ose zyrtare tjerë të lartë të mbrojtjes të tetë vendeve ballkanike.
Në parakalimin tradicional me rastin e 68 vjetorit të hyrjes së Greqisë në Luftën e Dytë Botërore, ishin të pranishëm kryetari Karolos Papulas dhe kreu politik dhe ushtarak i Greqisë. /Makfaks/
Shtuar më 29/10/2008, ora 22:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori