Armata e Republikes se Kosoves kercenon: Mos zbatoni 6-pikeshin se ...!
Pëlqej
Albeu.com
Organizata “Armata e Republikës së Kosovës” ka dhënë sot një mesazh elektronik duke kërcënuar se do të bombardojë të gjitha pikat e EULEX-it nëse ky mision do ti përmbahet planit 6-pikësh të OKB-së.Organizata “Armata e Republikës së Kosovës” ka dhënë sot një mesazh elektronik duke kërcënuar se do të bombardojë të gjitha pikat e EULEX-it nëse ky mision do ti përmbahet planit 6-pikësh të OKB-së. Ndërkohë kjo organizatë ka marrë përsipër edhe sulmin e bërë në datën 14 nëntor ndaj zyrës ndërkombëtare të BE-së në Prishëntinë. Kjo organizatë thotë se do të sulmojë me bomba të gjitha pikat e EULEX nëse ky mision i përmbahet planit gjashtë pikësh të OKB-së. Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Veton Elshani thotë se pohimet e kësaj organizate nuk do të ndikojnë në punën dhe hetimet e policisë.

Ndërkohë Forumi i kontrollit në parlamentin gjerman sot do të shqyrtojë rastin e arrestimit të tre punonjësve të dyshuar të BND-s në Kosovë. Në këtë Forum të bundestagut do ti jepen qeverisë informacione, nëse tre gjermanët kanë qenë të ngarkuar nga BND për një detyrë të tillë. Autoritetet në Kosovë fajësuan të arrestuarit se kanë qenë të përfshirë në sulmin ndaj zyrës së BE-së në Kosovë më 14 nëntor. Sipas mediave kosovare, sot pritet lirimi i tre burrave, pasi nuk ka asnjë dëshmi që ata të jenë pjesëtarë të këtij sulmi.
Shtuar më 27/11/2008, ora 23:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori