Arma "merr në qafë" korçarin, pasi u vetëplagos procedohet nga policia
Një 39-vjeçar nga Korça, mbrëmjen e djeshme është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku shtetasit E.M i është shkrehur arma duke i kapur pjesën e këmbës.

Pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Më datë 29.11.2018, rreth orës 23:00, shtetasi E.M, 39 vjeç, banues në Korçë, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë.

Shtetasi E.M, pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/
Shtuar më 30/11/2018, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori