Arkitektët të vendosin për fatin e Piramidës
Pëlqej
Sabri Godo
Vendimi i parlamentit për të ndërtuar kompleksin e ri parlamentar në vend të ish-muzeut të diktatorit Enver Hoxha vazhdon te ngjallë debat. Përtej vendimin te marre nga qeveria dhe mazhoranca ne kuvend, politikani dhe historiani Sabri Godo mendon se këto vendimi duhet të ndërmerren nga arkitektët dhe urbanistët.

“Të flasin arkitektët dhe ata që merren me urbanistikën, pastaj politikanët. Duhet parë mundësia nëse kjo ndërtesë mund të adaptohet. Duhet të ketë përparësi mendimi i njerëzve që janë të zotët e kësaj pune”, u shpreh Godo.

Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet vendore, ndaj Godo mendon se në vëmendjen e krerëve të politikës duhet të jenë diskutimet mbi reformën zgjedhore.

“Jemi para zgjedhjeve vendore, të cilat duhet të bëhen medoemos sepse është një skandencë që garantohet me kushtetutë. Kjo është më imediatja se çdo gjë tjetër, domethënë partitë të vendosin nëse do të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor dhe se cilat do të jenë”, tha Godo.
Shtuar më 06/11/2010, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori