Karakteri i
Shqipes gjithmonë është komentuar në studion e “PërPuthen” dhe nga publiku jashtë ekranit. Ata e kanë cilësuar si “vullkan” dhe shpërthimet e saj janë parë edhe gjatë episodeve të krijuara në studio.
Ndërkohë, të gjithë këtë sjellje të
Shqipes gjatë këtyre javëve, opinionisti
Arjan Konomi e perceptoi si xhelozi. Ai tha se
Shqipja e pëlqeu Andin për sytë e bukur, por më pas zgjodhi në takim Andrean.
Nga krahu tjetër, Arjani tha se Andi doli në takim me Tean dhe historia dihet. Kjo gjë sipas tij ka zgjuar xhelozinë e
Shqipes. Nga krahu tjetër,
Shqipja tha se nuk dëshiron të shprehet dhe se nga tani e tutje do të flasë vetëm me vepra.
Arjan Konomi: Unë vë re një xhelozi femërore. Pse? E argumentoj këtë gjë. Kemi emisionin e parë. ajo
zgjedh Andin i pëlqen sytë e saj. Ajo pa kuptuar
zgjedh Adrean në takim.
Andi ndërkohë
zgjedh Tean dhe takimet e tyre mallëngjejnë, Kosovë-Shqipëri-Maqedoni. Por tani që ka arritur që sallamin ta ketë me vete, pritet të shohim si do jetë takimi i tyre.
Shqipja: Kjo që the m’u duk shumë vulgare. Por nejse, unë nuk shprehem më, do të flas vetëm me vepra.
Shtuar më 15/10/2020,
ora 20:07