Arifi fajeson VMRO-DPMNE per tensionet
Albeu.com
Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Teuta Arifi e ka fajësuar partinë maqedonase VMRO-DPMNE, partnere të BDI-së në qeveri, për përkeqësimin e situatës së sigurisë dhe marrëdhënieve të tensionuara midis shqiptarëve dhe maqedonasve.“Ka gati dy vjet që jam duke paralajmëruar për situata që mund të vijnë si pasojë e politikave të shumicës maqedonase ndaj çështjes shqiptare dhe në raport me shqiptarët në Maqedoni”, ka thënë Teuta Arifi për BBC-në, e cila është edhe nënkryetare e partisë së Ali Ahmetit.

Dje BDI-ja, nëpërmjet një komunikate më shkrim, i ka shtruar tri kërkesa, siç thuhet urgjente, kryeministrit Nikolla Gruevski për t'i zgjidhur.

Ato përfshijnë edhe zgjidhjen e statusit të ish pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe mbylljen e rasteve gjyqësore të njohura si të “Hagës”, të cilat gjykatat e Maqedonisë po i procedojnë, edhe pse Gjykata e Hagës i ktheu duke thënë se s'ka fakte për t'i proceduar. Këto raste kanë pasur në fokus hetimin e ish pjesëtarëve të UÇK-së gjatë konfliktit të vitit 2001; si dhe zgjidhja e rastit të “Sopotit”, ku banorë të këtij fshati janë dënuar me burg, edhe pse fakte të mëvonshme kanë sugjeruar se banorët mund të mos jenë fajtorë për akuzën se kanë vënë një minë, nga shpërthimi i së cilës kanë humbur jetën dy ushtarë të NATO-s dhe një civil para disa vitesh.

Zgjidhja e këtyre rasteve sipas BDI-së do të ulte tensionet aktuale ndër-etnike në vend. Kreu i BDi-së Ali Ahmeti dje është ankuar te ndihmës-sekretari amerikan i shtetit Philip Gordon për obstruksionet që po i bënë VMRO-DPMNE ndaj kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni.
Shtuar më 14/05/2010, ora 19:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori