Qeveria propozon Mustafa Nanon si ambasador të Shqipërisë, kush janë emrat e tjerë VIP

Janë zbuluar emrat e rinj që qeveria ka propozuar për ambasadorë shqiptarë në disa shtete.

Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar në Kuvend popozimet, të cilat janë si vijon:

Ridi Kurtezi propozohet ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe;

Zhaklina Peto propozohet ambasadore në Republikën Federale të Gjermanisë;

Ervin Bushati propozohet për ambasador në SHBA, rezident dhe ambasador jo rezident në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe Republikën e Kosta Rikës;

Ilir Gjoni propozohet ambasador në NATO;

Vasilika Hysi propozohet ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë;

Meri Kumbe propozohet ambasador në Izrael;

Fatmir Velaj propozohet ambasador në Austri;

Blerta Kadzadej propozohet ambasadore në Turqi, rezidente dhe ambasadore në Republikën e Azerbajxhanit, Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirgistanit, Republikën Islamike të Pakistanit, Republikën e Gjeorgjisë, Republikën Islamike të Afganistanit dhe Republikën e Kazakistanit, jo rezidente;

Majlinda Frangaj propozohet ambasadore në Selinë e Shenjtë të Vatikanit;

Mustafa Nano propozohet ambasador në Konfederatën e Zvicrës, rezident dhe ambasador në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Uran Ferizi propozohet ambasador në Britaninë e Madhe, rezident dhe ambasador në Republikën e Irlandës, jo rezident.