"Lufta" e tepelenasve, a ishte Ari Alinani autori i plagosjes së Andi Mustafarajt?
Ari Alinani shikohet si personi kyç që mund të hedhë dritë mbi vrasjen e Nelgert Patës, por edhe atentateve të mëparshme mes grupeve rivale të Tepelenës. Ai madje dyshohet se është edhe autor i plagosjes së Andi Mustafarait pak kohë më parë, pranë ish-ekspozitës në kryeqytet.

Nisur nga ngjashmëria fizike e autorit të filmuar nga një kamera sigurie, Policia e Tiranës dyshon se ai është Alinani, megjithëse ky i fundit nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Por, në një kohë që të gjitha ngjarjet e rënda kriminale mes dy grupeve Çiço e Pata kanë ndodhur në Tepelenë, Fier e Tiranë, prokuroria pritet t’i bashkojë tek Krimet e Rënda.

Burime bëjnë me dije se me shumë gjasa, ngjarjet do të hetohen nga kjo prokurori me akuzat e grupit të strukturuar kriminal, vrasjes, e armëmbajtjes pa leje. Ndonëse ende nuk është bërë diçka e tillë, dosja pritet të bashkohet, megjithëse hetimi ka ngecur tek zbardhja e vrasjes së Nelgert Patës, më 20 nentor në Fier, ku mbeti i plagosur dhe miku i tij Ari Alinani.

Ndonëse burimet janë tepër të rezeurvuara, mësohet se policia ka marrë në pyetje edhe disa persona që njihen si anëtarë të grupeve rivale të Tepelenës, pasi uniformat blu druhen se atentatet për hakmarrje mes palëve do të vijojnë. Një tjetër person që mund të zbardhë historinë disa vjeçare është edhe i shpalluri në kërkim Jani Aliaj, i cili ekzekutoi Elton Çiçon më 1 maj, në një lokal në zonën e ish-bllokut./TCh/
Shtuar më 02/12/2016, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori