"Argita Malltezi u pagua nga Beso i Taivanit?"
Deputeti socialist Taulant Balla, në fjalën e marë në Kuvend ka akuzuar Sali Berishën se vajza e tij Argita Malltezi, ka përfituar 3 mijë euro në muaj nga biznesmeni Besnik Sulo.

Në vazhdën e akuzave, Balla tha se Argita ka qenë konsulente ligjore e Besos. Pas tij fjalën e mori ish kryeministri dhe i tha se: “e bija s'ka pasur kontratë me Sulon”.

Sipas tij, e gjitha është mashtrim ndërsa hodhi një lum akuzash ndaj Ballës si trafikant droge, mafioz, sekser në tendera. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2016, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori