Lewandowski kalon testet mjekësore te Barcelona, por prezantimi shtyhet

Robert Lewandowski ia ka dalë të kalojë testet mjekësore te Barcelonë dhe tashmë është gati për të  nisur aventurën e re në “Camp Nou” pas një kalvari të gjatë vuajtjesh gjatë transferimit të tij. Prezantimi i Levas si lojtari më i ri i Barçës do të bëhet ditën e nesërme.

Sulmuesi polak u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në Miami, pasi katalanasit po zhvillojnë edhe stërvitjen parasezonale.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale blaugranat kanë treguar se tashmë ish-sulmuesi i Bayern është gati për të mbajtur mbi supe sulmin e Barcelonës, teksa kujtojmë se 33-vjeçari ka firmosur kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Në total, Barcelonës i ka kushtuar 50 milionë euro transferimi i Lewandowskit nga Bayern Munich.