Princi Charles dënon “agresionin brutal” rus kundër Ukrainës

Princi Charles është i fundit nga Familja Mbretërore që ka reaguar mbi pushtimin rus të Ukrainës, duke qenë edhe më forti, pasi ka paralajmëruar për një sulm ndaj vlerave demokratike.

Duke folur në një ceremoni për të shënuar shndërrimin e Southend në qytet, Princi Charles e lidhi vrasjen e deputetit Sir David Amess me sulmet në Ukrainë.

“Ajo që pamë në tragjedinë e tmerrshme në Southend ishte një sulm ndaj demokracisë, ndaj një shoqërie të hapur, ndaj vetë lirisë. Ne po shohim të njëjtat vlera të sulmuara sot në Ukrainë në mënyrën më të pandërgjegjshme,” tha Princi Charles.

“Në qëndrimin që mbajmë këtu, ne jemi në solidaritet me të gjithë ata që po i rezistojnë agresionit brutal.”

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë thënë më parë në Twitter se ata “qëndrojnë me presidentin dhe të gjithë popullin e Ukrainës ndërsa luftojnë me guxim për atë të ardhme”.


Shtuar 1.03.2022 15:37