Ardit Çela jep dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Postës Shqiptare
Pëlqej
Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Ardit Çela bëri analizën 6-mujore të Postës Shqiptare, ku njoftoi shlyerjen e të gjitha borxheve, por sot ai ka dhënë dorëheqjen.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e largimit të tij nga ky post por mësohet se vendin e tij do ta zërë Majlind Lazimi, i cili nga tetori i vitit 2013 ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Integrimit Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori