Largimi i të rinjve nga Shqipëria, Rama: S’ka asnjë çelës magjik që të përmbysë këto trende

Kryeministri, Edi Rama, foli këtë të martë për planin e qeverisë për të rritur rrogat.

Rama tha se qeveria nuk do të marrë borxh për të rritur pagat.

Gjithashtu kryeministri foli edhe Për largimin e të rinjve nga Shqipëria. Ai tha se s’ka asnjë çelës magjik dhe asnjë forcë që të përmbysë këto trende.

Rama: Ne nuk do marrim borxh për të rritur pagat, madje do rrisim pagat për të ulur edhe borxhin, siç kemi ecur konform gjithë planit, rritja e pagave është sot një domosdoshmëri e mundshme, ka qenë edhe më parë por nuk ka qenë e mundur, kemi arritur rezultate domethënëse, ato shifra që ju dhash janë arsyeja pse rriten pagat, nuk është borxhi, ato shifra që patë nga të ardhurat e turizmit dhe nga të ardhurat e eksporteve dhe nga të ardhurat e punës janë arsyeja pse rriten pagat sot, një rritje shumë e lartë në raport me të gjitha rritjet në të shkuarën, sa i përket kësaj këngës së ikjeve, ishim në Verona për panairin e verës, Verona është në rajonin më të pasur të Italisë, 158 miliardë dhe ka 5 milionë banorë, 600 mijë ndërmarrje dhe kemi pasur një darkë pune me guvernatorin dhe e e dini cili është shqetësimi më i madh, largimi i mjekëve, largimi i specialistëve të nivelit më të lartë. Po pse ikin? Se ka korrupsion, se ka krim, se nuk ka shërbime? Ikin sepse kjo është koha që jetojmë. Njerëzit shkojnë sepse kjo kohë që jetojmë e bën të mundur që aspiratat më të larta të ndiqen duke shkuar në vende me të ardhura më të larta, nuk ka asnjë çelës magjik, asnjë forcë që të përmbysë këto trende, duhet vetëm hap pas hapi, kjo rritje do të ndihmojë shumë, por nuk do ta frenojë globalizmin apo trendet që janë historike të kohës, thjesht dhe flitet gjithmonë për të ikurit, thuhen shifra që e bëjnë 7 herë 7 42 të jetë algjebër jo lajthitje aritmetike. Patjetër ka më shumë ikje se sa kthime por ka kthime që rriten paralelisht, nuk kemi pse habitemi por të ulim kokën dhe të punojmë.


Shtuar 4.04.2023 11:07