Ardian Prrenjasi pranon krimet
Në Gjykatën e Tiranës nisi këtë të njte gjyqi kundër Ardian Prrenjasit i cili akuzohet nga Prokuroria për kryerjen e marrdhënieve seksuale me dhunë me të mitur dhe heqje të lirisë.


Në seancën e parë, vetë Prrenjasi i ka pranuar të gjitha akuzat e ngritura kundër tij dhe nëpërmjet avokates ka kërkuar gjykimin e shkurtuar. Por këtë kërkesë e kanë kundërshtuar prokurorët. Gjykata me vendimin e saj të ndërmjetëm nuk e pranoi kërkesën e avokates mbrojtëse duke i hapur rrugë në këtë mënyrë edhe një shqyrtimi të plotë gjyqësor ku do të thirren edhe një sërë dëshmitarët. Prokuroria deklaroi se do të thërrëasë të japë dëshminë e tij në prani të psikologes edhe 10-vjeçarin me iniciale AC i cili është abuzuar seksualisht nga Prrenjasi. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2013, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori