Ardian Civici jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të BSH
Pëlqej
Pas skandalit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, anëtari i Këshillit Mbikqyrës të kësaj banke Adrian Civici, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Përmes një letre drejtuar Kuvendit, zoti Civici ka depozituar dorëheqjen e tij, duke dhënë shpjegimet përkatëse. Civici është i pari anëtar i Këshillit që jep dorëheqje.

“Po e kam paraqitur dorëheqjen që në Kuvend që në mëngjes. Për t’i hapur rrugë forcimit të Bankës së Shqipërisë, njëkohësisht dhe për arsye shëndetësore personale. Është vendim personal, e kisha deklaruar me dhe më parë. Ishte vendim që e kisha në kokë që ditën e parë kur ndodhi ngjarja. Njeriu ndjen përgjegjshmëri për atë gjë që bën, por vetë situata si rrodhën tani që situata u stabilizua dhe banka filloi proces të rëndësishëm” është shprehur Civici në një prononcim për A1 REPORT.

Ndërkohë që numri i të arrestuarve për vjedhjen e 713 milionëve lekë në thesarit e bankës ka arritur në 19. Pak ditë më parë për këtë skandal u arrestuar edhe Guvernatori Ardian Fullani. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori