Arben Tafaj, kandidati i tretë i pavarur për Tiranën?
Arben Tafaj, një prej figurave e njohura të së djathtës, i cili që prej vitit 2003 drejton bastionin e PD në Tiranë, njësinë 8, do të kandidojë për bashkinë e kryeqytetit.

Mësohet se Tafaj po mbledh firmat për t’u paraqitur si kandidat në zgjedhjet e 21 qershorit; duke shënuar kështu rastin e dyte pas Gjergj Bojaxhiut qe nje politikan i PD del me vete ne garën per Tiranën-raporton Vizion Plus.

Por sikur të mos mjaftonte kjo situatë e pafavorshme për Partine Demokratike, negociatat me aleatët i kanë prodhuar jo pak kokëçarje partisë më të madhe të opozitës.

6 prilli, i cili ishte lajmëruar si dita kur do zyrtarizoheshin marrëveshjet me partitë e koalicionit opozitar ka qenë një ditë pushimi për negociatorët dhe asnjë kompromis nuk është arritur me partitë kryesore.

Marrëveshjen me republikanët e pengon kandidimi i Agron Dukës në Durrës; ndërkohë që demokristianëve nuk u është dhënë asnjë prej 7 bashkive që ata kanë kërkuar, duke rritur dozat e pakënaqësisë ndaj liderit të opozitës Basha./albeu.com/

Shtuar më 06/04/2015, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori