Arben Malaj sulmon Veliajn: Si dënohen më gjoba qytetarët nga bashkia
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka sulmuar kryebashkiakun Erjon Veliaj, për çështjen e parkimit, duke thënë se po vjedh qytetarët e Tiranës përmes gjobave çdo mëngjes.

Sipas Malajt, Veliaj vazhdon të qeverisë në mënyrë arrogante dhe pa kufi, teksa shton se ky është një turp për hajdutët që flenë me 900 euro nata.

Postimi i plotë i Arben Malajt:

Veliaj vazhdon qeverisjen arrogante dhe te babizitur. 216 milion leke eshte vjedhje e banoreve te zones qe shkon ne favor te kompanive private. Banoret e rruges Faik Konica denohen me gjoba cdo mengjes. Turp per keta hajdute qe flen me 900 euro nata.

Babezia dhe arroganca e tyre nuk ka kufi. Bashkia e Tiranes po vepron si shtet brenda shtetit. Ate e ka frike prokuroria, e ka frike policia e shtetit, perballe arrogances dhe babezise se tyre eshte I pafuqishem edhe zv kryeministri qe eshte banor i zones tone.

Arbeni
Shtuar më 25/10/2019, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori