Po fluturonte në autostradë! Makina del nga rruga dhe përmbyset, policia i vë prangat shoferit

Policia ka vënë në pranga shtetasin Rigels Kushe i cili ditën e djeshme shkaktoi aksident me mjetin e tij duke përfunduar jashtë rruge dhe i përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur dhe pasagjeri i mjetit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër,  në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip Peugeot,  ka humbur kontrollin e mjetit dhe  ka dal nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit R. K. dhe pasagjeri, shtetasi S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të shtetasit R. K.  i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 24.10.2021 10:04