Arben Malaj i drejtohet Ahmetajt: Jep dorëheqjen se rrezikon të të vrasin
Arben Malaj ka kërkuar sot nga ministri Arben Ahmetaj të japë dorëheqjen, pasi sipas tij, ai rrezikon jetën.

Kjo, pasi sipas Malajt, Ahmetaj është përdorur njësoj si Epstein në Amerikë, për “turizëm seksual” nga njerëz të fuqishëm.

Statusi i Malajt

Është koha për dorëheqje. Kjo ishte përgjigjia dashamirëse që ju ktheva sot disa kolegëve që më pyesnin lidhur me z. Ahmetaj. Ministri që pretendon të menaxhojë 1.8 miliard borxhe që do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë rezulton të jetë mik me biznesmenë që akuzohen brenda dhe jashtë vendit për skandale korruptive. Ata janë përfitues të kontratave qindra milion euro nga qeveria Rama në Shqipëri në një nga fushat preferenciale të mafiozëve, përpunimin e mbetjeve.

Aq miqësi ka ministri Ahmetaj me këta të akuzuar sa në aksidentin e qershorit 2017 pas udhëtimit për turizëm “kulturor” ne Rumani sipas dëshmimtarëve që i nxorrën nga makina bashkë me të ishin edhe dy të shumë akuzuarit për korrupsion, por lista e plotë e të plagosurve dhe të shtruarve në spitalin e Tetovës nuk u bë publike.

Kur ndonjë kolegu i sugjeron dorëheqjen ata armiqësohen me ju, por kur më vonë ju rezulton më keq ata ankohen se shefat e tyre i kanë keq-përdorur deri në palcë.

Ministri e ka akoma një mundësi t’i shërbejë vetes, familjes dhe vendit të tij – të fitojë statusin e të penduarit – jo thjesht për të shpëtuar vetveten.

Ahmetaj e kupton më mirë në anglisht rastin e miliaderit amerikan Jeffrey Epstein që ju shërbeu me “turizem seksual” shumë njerëzve të plotfuqishëm, të cilët e braktisën deri sa ai preferoi “vetëvrasjen”.

Statusi i të penduarit të jep edhe mbrojtje fizike pasi për këdo që ka shërbyer për korrupsion e kapje shteti – vjen një moment që të fortët që e kanë keq përdorur mund ti rrezikojnë edhe jetën.

Le të shpresojmë që ata që pretendojnë se janë shumë të mençur të mos bëjnë zgjidhje jo të mençura për veten, familjen por edhe për vendin e tyre.

Zeri i Amerikës

Britani: Princi Andrew tërhiqet nga funksionet publike

20 nëntor, 2019

Princi britanik Andreë tha të mërkurën se po tërhiqet nga funksionet publike me lejen e mbretëreshës.

Andreë tha se është bërë e qartë për të ditët e fundit se shoqërimi i tij me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i cili u arrestua për trafik seksual dhe më vonë vdiq në burg, është bërë një “shpërqendrim i madh” për punën e familjes mbretërore.

Ai tha se i vjen keq për shoqërimin e tij me ish biznesmenin amerikan dhe se “ai ndjen keqardhje të thellë” për viktimat e Jeffrey Epstein-it.

Princi tha se nëna e tij Mbretëresha Elizabetë, i kishte dhënë leje të hiqte dorë nga funksionet e familjes mbretërore.

Andreë është kritikuar shumë për performancën e tij në një intervistë televizive që u transmetua të shtunën, në të cilën ai nuk arriti të shprehte qartësisht shqetësimin e tij për viktimat e financierit Jeffrey Epstein.

Në intervistën televizive, ai u duk se nuk ishte penduar për lidhjen e ngushtë me një të dënuar për trafik seksual, i cili kishte abuzuar me shumë vajza të mitura. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2020, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori