Arben Frroku del para gjykatës, seanca me dyer të mbyllura
Po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca gjyqësore për njoftimin e masës së sigurisë për biznesmenin Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Mësohet se seanca është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, e pa praninë e mediave në gjykatë.

Arben Frroku u ekstradua mbrëmjen e së premtes nga Athina, ku edhe u arrestua, se bashku me shtetasin Jak Jaku, i dyshuar për bashkëpunim në vrasje.

Biznesmeni 43-vjeçar iu dorëzua Drejtorisë së Burgjeve në aeroportin e Rinasit ku edhe mbërriti me avion nga shteti fqinj. Ndaj Frrokut është caktuar masa e arrestit me burg nga gjykata e shkalles së parë për Krimet e Rënda në Tiranë, si i dyshuari për kryerjen e veprës penale, të vrasjes në rrethana cilësuese ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj, në 24 shkurt të këtij viti. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2013, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori