Arben Dërhemi i përvishet Ramës: Aty me ke, me zjarr e me hu!
Aktori Arben Derhemi ka reaguar ashpër pas nismës së qeverisë për projektligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e disa kullave në atë zonë.

"Jam kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, sepse nuk mund të ketë histori të nje qyteti pa pasur edhe histori teatri.

Sidomos kur historia e këtij teatri është 73-vjeçare. Një shekullore. Është çmenduri të besosh që një artist të rrënojë vlerën historike.

Arkitektë nga e gjithë bota më komunikojnë se në asnjë vend të Europës nuk do ndodhte që të mos rikonstruksionohej teatri kombëtar.

Është çmenduri dhe ky vend nuk e meriton të ketë as këtë kryeministër dhe as të hyjë në Europë.

Opozita dhe çdo qytetar rilindas dhe demokrat mund të ishte pjesë dhe promotor i shpëtimit të teatrit kombëtar. Me fjalë, me gurë, me zjarr, apo me hu… unë do të bëhem pjesë e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

I bëjmë thirrje kryeministrit dhe pjesës së sipërmarrësve të tërhiqen, sepse do mbahen mend si njerëzit, të cilët shkatërruan teatrin dhe ne do t’i akuzojmë brez pas brezi”, thotë Derhemi për mediat. /albeu.com/



Shtuar më 12/06/2018, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori