Ronaldo thur elozhe për Ten Hag

Cristiano Ronaldo ka komentuar emërimin e Eric ten Hag në Manchester United.

Holandezi do të marrë detyrën e trajnerit të skuadrës angleze në fund të këtij sezoni.

“Ajo që di për të është se ai bëri një punë të mrekullueshme te Ajax, ai është një trajner me përvojë. Por atij do t’i duhet kohë.

Ai duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme. Sigurisht, shpresoj t’ia dalim. I uroj gjithë të mirat.

Jemi të lumtur dhe e presim me padurim. Jo vetëm lojtarët, por edhe tifozët. I uroj gjithë të mirat. Shpresoj që të fitojmë trofe sezonin e ardhshëm”, tha sulmuesi i Manchester United. /albeu.com/


Shtuar 13.05.2022 21:50