Arba Kokalari reagon pasi Suedia e zgjodhi eurodeputete
Arba Kokalari u bë shqiptarja e parë që fitoi mandatin e eurodeputetes në Parlamentin Europian. Ajo është mbesa e Musine Kokalarit, e ekzekutuar nga regjimi komunist në fillim të pushtetit të tyre.

Pas triumfit të djeshëm në Suedi, shqiptarja ka reaguar menjëherë në rrjetin e saj social “Facebook” ku thotë se partia e saj “Moderatorët” arriti të fitonte katër mandate për në PE.

Eurodeputetja Arba Kokalari falënderoi të gjithë votuesit e Moderatorëve, ndërsa mesazh special përçoi kryesisht për mbështetësit e saj.

Moderatorët marrin një mandat të katërt dhe unë kam hyrë në Parlamentin Evropian! FALEMINDERIT për të gjithë ata që kanë luftuar për Moderatorët dhe mua!”-shkruan ajo.
Shtuar më 27/05/2019, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori