Arabia Saudite se shpejti do te njohe Kosoven
Albeu.com
Përfaqësuesi i përhershëm i Mbretërisë së Arabisë Saudite në OKB, Abdullatef H. Sallam, gjatë një takimi që ka zhvilluar në New York me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka premtuar se Mbretëria e Arabisë Saudite do të marrë shpejt vendimin për njohjen e Kosovës. Ministrisë e Jashtme e Kosovës bën të ditur se Sallam i ka përcjellë ministrit Hyseni përgëzimet e mbretit dhe të qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për përparimet që ka arritur Kosova. Ndërsa ministri Hyseni ka thënë se me njohjen e Kosovës, Arabia Saudite do ta ndihmonte një shtet të sapolindur, do ta ndihmonte stabilitetin politik dhe ekonomik të tij, pra do ta ndihmonte shumë popullin e Kosovës.

Ministri Hyseni po ashtu ka kërkuar që Mbretëria e Arabisë Saudite të votojë kundër projekt-rezolutës serbe për Kosovën, me të cilën do t'i kërkohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një mendim për legalitetin e shpalljes së pavarësisë nga ana e Kosovës.
Shtuar më 05/10/2008, ora 06:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori