Arabia Saudite, nje rezolute per njohjen e Kosoves
Albeu.com
Arabia Saudite ua ka propozuar një rezolutë për Kosovën vendeve anëtare të organizatës së Konferencës Islamike që mbahet sot dhe nesër në Damask.Në këtë rezolutë propozohet që vendet anëtare të kësaj konference menjëherë ta njohin pavarësinë e Kosovës, të cilën Serbia nëpërmjet aksioneve diplomatike po mundohet ta pengojë.

Në takim është kërkuar nga 19 vende të Konferencës Islamike që ta njohin menjëherë pavarësinë e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe Beogradi zyrtar po mundohet që t’ua propozojë vendeve anëtare të konferencës islamike një amendament që ta ndryshojnë rezolutën e Arabisë Saudite në mënyrë që nga ai tekst të hiqet kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Fonet në Ministrinë e Jashtme të Serbisë është thënë se Vuk Jeremiq ka dy ditë që ka biseduar me 15 shefa të diplomacisë së vendeve anëtare të konferencës për këtë çështje. (ktv)
Shtuar më 24/05/2009, ora 07:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori