Arabia Saudite do të njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës
Albeu.com
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, vlerësoi prononcimin e Arabisë Saudite se do të njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës, u tha gjatë një takimi me ambasadorin e Arabisë Saudite, Abdullah Abdulaziz al Abdulkarim, i cili të premten në Tiranë paraqiti Letrat Kredenciale.Kreu i shtetit shqiptar me këtë rast foli për situatën në rajon dhe rolin moderues e të rëndësishëm të faktorit shqiptar.

Topi theksoi se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj si një shtet i lirë, sovran dhe demokratik nga një numër gjithnjë e në rritje vendesh anembanë botës, Ballkani është projektuar drejt integrimit të familjen e madhe evropiane dhe strukturat euroatlantike.

Nga ana e tij, ambasadori i Arabisë Saudite, theksoi angazhimin e tij maksimal në shërbim të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë dhe vendit të tij.
Shtuar më 23/05/2008, ora 22:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori