Aksion “blic”, kontrolle të shumta në akset kryesore në qytetin e Fierit (VIDEO)

Në akset hyrëse dhe dalëse të qytetit të Fierit është shtuar prania e uniformave blu dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Policia bën me dije se janë shtruar kontrollet për persona që rezultojnë të shpallur në kërkim, armë apo drogë kanë bërë që uniforma të shumta policorë të zbresin në terren për disa minuta, ndërsa prania e tyre ka qenë më e madhe në pranë vendit të njohur si “Vija e ngjalës”, në aksin Fier- Tiranë, dhe në rrugën Fier-Vlorë, në dalje të qytetit.

Ndërkohë patrulla policore janë vënë re edhe në qytet si dhe në disa rrugë brenda lagjeve.

Edhe pse është mësuar se kontrollet janë rutinë, në pjesën më të madhe, në qendër të kontrolleve kanë qenë makinat e shtrenjta dhe ato me targa të huaja.

Mësohet se kontrollet do të vijojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.


Shtuar 7.02.2020 19:31