Aplikacioni "Tirana Ime" fiton çmimin për praktikat më të mira të bashkive
Bashkia Tiranë u shpall sot fituesja e konkursit Rajonal për Praktikat më të mira të Bashkive të organizuar nga Programi për Decentralizimin dhe Zhvillim Vendor, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal 2 dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.

Ky konkurs u zhvillua mes 12 bashkive qe mbulon Agjencia per Zhvillim Rajonal 2, pra bashkite e qarqeve Tirane, Durres, Diber.

Juria votoi për praktikën e prezantuar nga Bashkia Tirane, "Tirana Ime". Ndërsa bashkitë që do të vazhdojnë garën në rang kombëtar do të jenë, Tirana, Vora dhe Kamza.

Konkursi për Praktikat më të mira zhvillohet mes Bashkive pjesëmarrëse, me qëllim identifikimin e praktikave më të mira të cilat kanë kontribuar në ecurinë e decentralizimit në vend, duke nxjerrë në pah përpjekjet e Bashkive të reja të krijuara pas Reformës Administrative Territoriale, për tu përshtatur me ndryshimet ligjore e atyre të sjella nga reformat e ndryshme, si dhe për të shfrytëzuar potencialet në një kontekst të ri zhvillimi. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2016, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori