Në burg për blerje votash, Fredi Beleri paraqet dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë

Kryebashkiaku i burgosur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet pas hekurave për blerje votash, ka paraqitur në Gjykatën e Lartë dy rekurse.

Mësohet se në një prej tyre kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë.

Në rekursin tjetër Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

Kujtojmë se Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt parave./albeu.com


Shtuar 7.09.2023 10:52