Apeli zbardh vendimin për Fullanin: Bashkëpunoi me Prokurorinë
Pëlqej
Sa i takon lirimit të Ardian Fullanit, Gjykata e Apelit ka publikuar vendimin. Duke i'u referuar këtij vendimi, Fullani është liruar pasi ai është një person që nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore. Përpos këtij fakti, vendimi thotë se Fullani ka bashkëpunuar me Prokurorinë dhe nuk i'u shmang hetimeve.

“Ish-guvernatori nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore. Masa e sigurisë është marrë pa praninë e Fullanit dhe avokatit. Ardian Fullani nuk i është shmangur hetimit.

Fullani nuk ka pasur mundësi të komentojë dokumentet e Prokurorisë. Ardian Fullani ka bashkëpunuar me Prokurorinë. Nuk ekziston rreziku që Fullani të prishë provat”, janë argumentet e Gjykatës së Apelit. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori