Apeli le ne burg pa afat Lefter Koken, vellain e kryebashkiakut te Durresit
Albeu.com
Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda mori sot vendimin qe Leonard Koka te qendroje ne burg pa afat, duke lene ne fuqi vendimin qe kishte konfirmuar me pare Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane.Ishte Fatmir Braka, avokati i Leonard Kokes, i cili apeloi ceshtjen dhe kerkoi ne Apel hetim ne gjendje te lire per klientin e tij, kerkese qe nuk iu mor parasysh. Vete i pandehuri Leonard Koka nuk ishte i pranishem ne seancen e sotme, dhe pretendimet e tij u paraqiten nga avokati Braka.

Leonard Koka i cili u arrestua me 9 shtator, akuzohet per kontrabande dhe evazion fiskal ne kuader te grupit kriminal. I dyshuari kryesor per kontrabanden me te madhe te cigareve te kapura ne vend, i ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria e krimeve te renda, por nuk ka dhene asnje shpjegim tjeter. Nje tjeter person i akuzuar per kontrabanden e cigareve eshte edhe ndoc gjergji (qe kerkohet nga policia) i cili mendohet se eshte personi qe ka blere sasine e cigareve te futura kontrabande. news24
Shtuar më 30/09/2005, ora 20:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori