Apeli lë në burg kreun e Komunës Bërzhitë
Pëlqej
Gjykata e Apelit nuk ndryshoi sot masën e sigurisë për kreun e komunës së Bërzhitës Genci Drita për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur arrest me burg.

Sipas Prokurorisë, Drita dhe shefi i tatimeve në komunën Bërzhitë akuzohen se i ka marrë 4500 euro ryshfet një biznesmeni në këmbim të lejes së shfrytëzimit të një biznesi.

“Dy personat e mësipërm janë arrestuar pasi është provuar me përgjime dhe vëzhgime, dhe pasi i kanë marrë lekët “- bëhet me dije nga Prokuroria.
Shtuar më 24/09/2014, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori