Mesditën e sotme, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "
arrest me
burg" për Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar
Golemi.
“Kundërshtoj
arrestimin dhe akuzat, gjithçka ka ndodhur pa prezencën time. Kjo është hera e parë që më jepet mundësia të flas. Shpreh kundërshtitë për akuzat që më janë ngritur dhe
arrestimin”, ka deklaruar
Golemi, në seancën gjyqësore.
Në seancën e zhvilluar në Apel, ajo e ka cilësuar të paligjshëm
arrestimin e saj, ndërsa ka pohuar se në bazë të ligjit duhet të raportonte çdo 3 muaj përpara Këshillit Mbikqyrës, gjë që e ka bërë.
Sipas avokatit mbrojtës të Golemit, “lirimi i shtetases në hetim nuk cënon provat, ndërkohë që
Golemi ka depozituar në Prokurori të gjitha dokumentacionet e kërkuara”. Trupa gjykuese ka vendosur të lërë në fuqi masën “
Arrest me
burg” për kryeinspektoren Elivar
Golemi. Më herët, Gjykata e Apelit vendosi të lërë në "
arrest shtëpie" punonjësin e BSH-së, Ilir Dedja, i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014,
ora 13:33