Apeli lë në burg Shullazin, dënohet me 1.5 vite burg
Emiljano Shullazi dhe Elidon Harizajn do të vuajnë nga 1.5 vite burg nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkodër e cili la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë

Gjykatësi Astrit Kalaja shqiptoi vendimin ndaj të pandehurve, duke lënë në fuqi dënimin e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë. Shullazi dhe Harizaj u arrestuan një vit më parë të armatosur në kryqëzimin e Shëngjinit, në Lezhë. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori