Apeli i Manjanit: Burgu nuk është zgjidhje për gjithçka!
Referuar mbipopullimit të burgjeve, kjo një tematikë mjaft e ndjeshme, ka marrë edhe vëmëndjen e ministrit Manjani, i cili ka parashtruar se burgu nuk është zgjidhje për gjithçka. Gjatë një deklarate për mediat, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se personat që përbëjnë rrezik për shoqërinë, janë ata që duhet të futen në qeli, duke bërë një paralelizem me personat që kapen me dy gram drogë dhe ata me 10 kg.

“Drejtësinë penale ma faturoni si mos arritje po të doni, por unë mendoj se burgu nuk është zgjidhje për gjithçka, por vetëm për ata persona që janë shoqërisht të rrezikshëm për shoqërinë.

Nuk është zgjidhje kap e fut në burg, kushdo që shpenzon ditë në burg për gabime, duke e futur në burg, kemi futur në universitet kriminal, del nga burgu me zanat të ri.

Kjo nuk është politikë penale. Unë i rri kësaj çështje me çdo kosto. Nuk jam kundër askujt, do i rri deri në fund ekipit politik me çdo kosto, por për dy gram drogë trajtohesh njësoj si për 10 kg, burgu është izolim, duhet ta kuptoni", tha Manjani.

Ai tha më tej se 500 persona që janë të identifikuar me sëmundje psiqike janë sot në burgje. “Unë nuk i kam 500 vende në burg për këta.

Këta duhet të ishin në institucione shëndetësore sipas ligjit dhe jo në burg”, tha më tej ai. /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2016, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori