Apeli i Komisionit të Venecias: Partitë të plotësojnë KQZ-në
Ekperti i Komisionit të Venecias që prej muajsh po asiston në të gjitha vendimarrjet e KQZ-së kërkoi sot ndërgjegjsimin e partive poitike për rolin dhe detyrat e tyre në administrimin e zgjedhjeve.

"Kodi zgjedhor është reformuar dhe përmirësuar. Megjithatë rekomandimi kryesor për zgjedhjet nuk ka pasur të bëjë me kodin, por me rolin dhe detyrat e partive politike, me anëtarët e tyre në të gjitha komsionet. Në mënyrë që të sigurojnë zgjedhjet e duhura në Shqipëri. Pra, çështja s'ka të bëjë me ligjin, por me zbatimin e tij e me vullnetin e mirë të partive që nëpërmjet zgjedhjeve të sigurojnë zgjedhje të ndershme, transparente dhe të pavarura. Ne si ndërkombëtarë nuk mund të ndërhyjmë në vullnetin e partive për të bërë atë që duhet. Tek e fundit zgjedhjet nuk janë për partitë, por për votuesit", tha Konrad Olszewski, këshilltar zgjedhor në Komisionin e Venecias. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2013, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori