Apeli i Hoxhës: Të shpëtojmë PD-në nga kthetrat e pengmarrësve
Pëlqej
Fatos Hoxha, ish-deputeti i PD-së apelon për ndarje përfundimtare nga të korruptuarit, trashëgimia e keqe dhe ata që i cilëson si pengmarrësit e piratët e PD-së.

“Pengmarrësit janë të gjithë ata që po e pengojnë PD-në të funksionojë sipas rregullave, ata që nuk duan forumet, ata që përbuzin statutin, ata që nuk e lënë partinë të lëvizë e kryetarin të drejtoj뒒shphrete ai në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

Anëtar i Këshillit Kombëtar i PD-së hedh teza të forta se si mund të shkohet drejt kësaj, ndërsa akuzon një grup njerëzish në këtë parti, të cilët e duan PD-në sipas tij të marrë peng, të vogël, të rrudhur, të pafuqi e të mjerë.

“Piratët, nuk kanë lidhe me PD-në , por çuditërisht klanë marrë në dorë timonin e partisë, po na përcaktojnë rrugën që duhet të ndjekim, po na caktojnë politikat, po na përfaqësojnë publikisht”, shprehet ai.

Ai njeh potencialin e figurës së kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha, dhe vendosjen e saj në shërbim të PD-së. Ndërkohë që shprehet se Kongresi i PD-së është antistatutor.

“Ata janë ‘pengmarrës’ dhe ‘piratë’. Kongresi nuk mund të jetë bashkimi, por duhet të jetë ndarja; ndarja nga trashëgimia e keqe, nga politikat e dështuara, nga modeli i keqqeverisjes dhe qeveritarët e korruptuar, ndarja nga korrupsioni, klientelizmi, keqpërdorimi i shtetit, kultura e pandëshkueshmërisë, nga penetrimi i krimit në politikë dhe kapja e shtetit”, shprehet Hoxha. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori