Tottenham ofron Ndombelen për Kulusevskin

Skuadra e Tottenhamit i ka bërë ofertë zyrtare Juventusit për sulmuesin e krahut, Dejan Kulusevski.

“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se Tottenhami i ka propozuar Juventusit shkëmbimin e lojtarëve gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për Kulusevskin, Tottenhami ia ka ofruar Juventusit mesfushorin francez Tanguy Ndobmele, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte.

Si Kulusevski ashtu edhe Ndombele kanë vlerë të njëjtë në treg – rreth 40 milionë euro.

Kulusevski ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2025 sikurse edhe Ndombele me Tottenhamin. Ndombele në 14 ndeshje këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim, ndërsa Kulusevski ka një gol e tre asistime në 21 ndeshje.


Shtuar 31.12.2021 16:12