DETAJE/ Kur do të zyrtarizohet shkëmbimi Arthur-Pjanic?

Barcelona dhe Juventus kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e dy mesfushorëve, por akoma asgjë nuk është zyrtarizuar.

Sipas raportimeve të ‘Rac1’, shkëmbim-marrëveshja për Arthur-Pjanic do të zyrtarizohet këtë mbrëmje, në ora 18:30.

Kujtojmë se Juventus do të paguajë 70 milionë euro për kartonin e mesfushorit brazilian.

Barca në anën tjetër, do të jap 60 milionë për kartonin e Miralem Pjanic, duke bërë që të mbesin me 10 milionë euro fitime nga ky shkëmbim.


Shtuar 29.06.2020 12:22