Apeli i fundit drejtuar presidentit Topi për priftin Kçira
Prifti Anton Kçira
Shqiptaro-amerikanët nëpërmjet një peticioni të organizuar kërkojnë që presidenti shqiptar Bamir Topi të mos dekorojë priftin Anton Kçira. Në peticionin e bashkërenduar nga gazetari Qazim Doda në Nju Jork dhe stafi i tij nëpërmjet një letre i kërkohet presidentit Bamir Topi që të anashkalojë dekorimin e mundshëm me dekoratë të lartë shtetërore të priftit Kçira, i cili siç thuhet ka shkaktuar përçarje të madhe tek komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA, njofton INA.

“Urojmë që ky peticion të gjejë përkrahje nga ana e Presidentit Topi dhe për hirë të popullit shqiptarë të Kosovës si dhe komunitetit shqiptaro- amerikan të mos e dekorojë priftin Anton Kçira tek i cili do të bëjë një vizitë sot me 22 Shtator 2010 në orën 11:00 të ditës në adresën: Kisha katolike e Shën Palit, 525 Auburn Road Rochester Hills, MI 43807.
Shtuar më 22/09/2010, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori