Apeli heq arrestin e shtëpisë për Sefgjinin dhe Koldashin
Albeu.com
Arben Sefgjini, aktualisht drejtor i përgjithshëm i Tatimeve, i akuzuar për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda.Apeli hoqi arrestin e shtëpisë për Sefgjinin pas kërkesës së mbrojtjes së këtij të fundit për ndryshimin e masës së arrestit.

Sefgjini tashmë do të gjykohet në gjendje të lirë, ndërsa nuk denjoi të flasë për vendimin e marrë pas daljes nga Gjykata.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, po ashtu ka lënë të lirë edhe Avni Koldashin. Koldashi, një nga të pandehurit e çështjes për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha kishte marrë pak ditë më parë masën arrest shtëpie nga Gjykata e Shkallës së parë të Krimeve të Rënda, por me vendimin e sotëm ai do të gjykohet në gjendje të lirë.
Shtuar më 27/05/2008, ora 04:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori